Zjarr në kabinën elektrike te Sanatoriumi, flakët përparuan dhe drejt spitalit

Zjarr në kabinën elektrike te Sanatoriumi, flakët…

Një shpërthim zjarri në afërsi të spitalit Shefqet Ndroqi, alarmoi kalimtarët e rastit por edhe familjarët e pacientëve të shtruar, teksa rrezikoi edhe godinën e spitalit.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se zjarri ra në kabinën elektrike, ndërsa u përhapën dhe në drejtim të godinës së spitalit, por fatmirësisht u vunë nën kontroll shpejt, duke shmangur lëndimet në njerëz.

Pas zjarrit zjarrfikësja mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa po punohet për hetim të plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit