Zjarr në katin e dytë të një hoteli në Shkodër

Zjarr në katin e dytë të një…


Më 17 janar, rreth orës 21:15 kati i dytë i një hoteli në Shkodër u përfshi nga flakët. Hoteli Rozafa dyshohet se mori flakë pas një shkëndije elektrike. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në katin e dytë të hotel “Rozafa”, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit