Zjarr në Koxhas të Fushë Shijakut, tymi përhapet mbi autostradën Durrës–Tiranë

Zjarr në Koxhas të Fushë Shijakut, tymi…

Një zjarr ka përfshirë zonën e Koxhasit, në Fushë të Shijakut, i favorizuar nga era e fortë që ka ndihmuar përhapjen e flakëve. Si pasojë, një re e dendur tymi është përhapur në një sipërfaqe të gjerë, duke mbuluar edhe segmentin e autostradës Durrës–Tiranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Shijakut, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në zonën përreth.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga djegia e disa mbeturinave, por, i ndihmuar nga era, është përhapur me shpejtësi. Ende nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë punën për të vënë situatën plotësisht nën kontroll.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit