Një vatër zjarri është shfaqur mëngjesin e sotëm në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, në një zonë të mbuluar me pisha dhe shkurre, pranë banesave të qytetarëve. Flakët janë konstatuar në një terren me bimësi, ku rreziku i përhapjes është shtuar edhe për shkak të erës.