Një vatër zjarri përfshiu një biznes në katin e 11-të të një godine në qendër të Shkodrës. Ngjarja shkaktoi shqetësim te banorët e zonës përreth. Flakët u përhapën në ambientet e biznesit dhe rreziku i shtrirjes më tej mbeti i lartë. Era e fortë e vështirësoi ndërhyrjen dhe shtoi rrezikun e përhapjes së zjarrit.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Ende nuk dihen rrethanat se si nisi zjarri. Pritet të vlerësohen edhe dëmet e shkaktuara.