Zjarr në një banesë në Fier, raportohet për një viktimë

Zjarr në një banesë në Fier, raportohet…

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Çlirim të Fierit.

Si pasojë e zjarrit, raportohet se ka humbur jetën një person.

Mësohet se në banesë jetonte vetëm viktima.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre automjete zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit