Zjarr në një banesë tek “Unaza e Re”, asnjë i lënduar. Policia jep detajet e para

Zjarr në një banesë tek “Unaza e…
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Featured image of article: Tiranë/ Zjarr në një banesë tek “Unaza e Re”, asnjë i lënduar. Policia jep detajet e para

TIRANË– Zjarr në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Mësohet se rreth orës 18:59, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., por fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë që grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.12.2020, rreth orës 18:59, në Unazë të Re, në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit