Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Zjarr në parkingun e një pallati në…

Pasditen e sotme, një zjarr ka rënë në zonën e Laprakës në Tiranë.

Zjarri ka rënë rreth orës 17:35, në parkingun e një pallati në rrugën “Dritan Hoxha”, raportojnë mediat.

Nga shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfiksës është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet dhe shërbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit