Një vatër zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Pazarin e Gjirokastrës, pranë godinës së Postës Shqiptare, ku flakët përfshinë zonën e tabelave reklamuese. Zjarri rrezikoi jo vetëm ambientet e postës, por edhe banesat që ndodhen në të njëjtin objekt, duke shkaktuar alarm te banorët dhe bizneset përreth.
Forcat e shërbimit zjarrfikës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të neutralizonin flakët, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesën tjetër të godinës. Fatmirësisht, nga zjarri nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale, ndërsa pritet të zbardhen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit.