Zjarr në Prush të Tiranës, flakët përfshijnë zonën

Zjarr në Prush të Tiranës, flakët përfshijnë…

Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në zonën e Prushit, në Tiranë.

Sipas informacionit të mbërritur në JOQ, zjarri  është i përmasave të mëdha dhe flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi, duke krijuar shqetësim për banorët e zonës.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit dhe nëse ka dëme të shkaktuara. Situata vijon të monitorohet, ndërsa pritet ndërhyrja për shuarjen e plotë të flakëve.

Zjarre në zona të tilla dyshohet se janë të qëllimshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit