Zjarr në pyllin e Sodës në Zvërnec, flakët përhapen në zonë

Zjarr në pyllin e Sodës në Zvërnec,…

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të diele në pyllin e Sodës, në zonën e Zvërnecit, duke përfshirë bimësinë dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe pushuesit që ndodhen pranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët vijojnë të përhapen, ndërsa deri në këto momente në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende forcat zjarrfikëse për të ndërhyrë.

Tymi i dendur është i dukshëm nga disa zona të Vlorës, ndërsa ekziston frika se zjarri mund të marrë përmasa më të mëdha nëse favorizohet nga era.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve për situatën.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit