Zjarr në stanin e bagëtive në Finiq, digjen 200 dele dhe bazë ushqimore

Zjarr në stanin e bagëtive në Finiq,…

Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në fshatin Viron të zonës së Finiqit. Nga flakët është përfshirë një stan bagëtish e për pasojë ka pasur bagëti që janë djegur. Policia bën të ditur se janë djegur 200 dele si dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.

“Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit