Zjarr në urgjencën e re të QSUT-së në Tiranë, pacientët transportohen te Sanatoriumi

Zjarr në urgjencën e re të QSUT-së…

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri një pjesë e ambienteve të urgjencës së re në QSUT. Të sëmurët po transportohen me ambulanca pranë spitalit të Sanatoriumit në Sauk.

Shkak për flakët është bërë një defekt në bateritë e serverëve, të cilët ndodheshin në katin -1. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkakun.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të shuar flakët.

“Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit