Zjarr në zyrat e IKMT-së dhe zjarrfikëses në Fier

Zjarr në zyrat e IKMT-së dhe zjarrfikëses…

Më 25 janar, në zyrat e IKMT-së dhe zjarrfikëses së qytetit të Fierit ka rënë zjarr. Shkak mësohet se është bërë një shkëndojë elektrike në njërën prej zyrave të IKMT. Pasi konstatuan zjarrin, punonjësit janë larguar nga zyrat dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse.

Deri tani nuk raportohet për dëmtim të dosjeve në institucionin e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Bëhet e ditur se në vendngjarje ka mbërritur edhe policia që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit