Zjarr tek Shkëmbi i Kavajës, digjen 10 hektarë me shkurre e ullishte

Zjarr tek Shkëmbi i Kavajës, digjen 10…

Një zjarr i madh është shënuar ditën e sotme tek Shkëmbi i Kavajës.

Si pasojë e këtyre flakëve, plot 10 hektarë me shkurre dhe ullinj u shkrumbuan.

Plot 4 mjete nga Durrësi, 2 nga Kavaja dhe 1 nga Porti u angazhuan për të neutralizuar flakët.

Për fat të mirë, zjarri u kap dhe u ndalua para se të shkonte në drejtim të banesave.

Autoritetet kanë filluar punën për të zbardhur shkaqet që sollën zjarrin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit