Zjarre masive në Antalya të Turqisë, qindra të evakuuar

Zjarre masive në Antalya të Turqisë, qindra…

Zjarre masive pyjore kanë shpërthyer në provincën e Antalyas në Turqi, duke detyruar qindra persona të braktisin shtëpitë e tyre. Videot e publikuara në rrjetet sociale nga zona e prekur tregojnë pamje apokaliptike, me kodra të përfshira nga flakët dhe qiellin e mbuluar nga tymi i zi.

Zjarri ka nisur të hënën në distriktin Aksu të Antalyas dhe më pas është përhapur me shpejtësi drejt distriktit fqinj Kepez, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se të paktën një person ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak, pasi ishte prekur nga tymi i shkaktuar prej zjarreve. Dy persona të tjerë janë shtruar në spital me dëmtime në këmbë të lidhura me zjarrin, ndërsa tetë të tjerë kanë marrë trajtim për shkak të thithjes së tymit.

Autoritetet kanë evakuuar banorët nga të paktën 254 banesa në dy distriktet dhe kanë mbyllur përkohësisht një autostradë që lidh qytetin turistik bregdetar të Antalyas me Ispartën, rreth 130 kilometra në veri. Më shumë se 2 mijë banesa në zonë kanë mbetur gjithashtu pa energji elektrike.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 5 avionë zjarrfikës, 10 helikopterë, mbi 160 automjete zjarrfikëse dhe rreth 1 mijë efektivë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit