Zjarret në Evia/ Fotoreporteri grek tregon se çfarë nuk dihet mbi këtë foto virale

Zjarret në Evia/ Fotoreporteri grek tregon se…

Ka shumë foto që janë bërë virale të cilat përshkruajnë dhimbjen dhe vuajtjet e njerëzve që panë shtëpitë dhe pronat e tyre duke u shkatërruar nga zjarri në Evia, Greqi.

Një nga foto që bëri xhiron në internet është dhe ajo e Valentinës së vogël, që shihet e ulur në dritaren e një makine me një shishe uji në dorë duke pritur prindërit e saj, të cilët po luftonin me flakët për të shpëtuar shtëpinë e tyre.

Ky moment tronditës u kap nga fotoreporteri  Nikos Christofakis.

 Ndërsa kolegu i tij George Moutafis tregon se çfarë fshihet pas kësaj fotoje, në llogarinë e tij në Facebook.

‘Valentina e vogël po qan ndërsa pret që babai i saj, të kthehet pasi po përpiqet të shpëtojë shtëpinë e tyre nga zjarri. Nëna e saj në gjendje shoku u përpoq të shkonte në shtëpinë që po digjej nga zjarri për të parë nëse burri i saj ishte mirë, por ne e ndaluam. Në atë moment, kolegu Nikos Kristofakis nxori një lodër të vogël nga makina e tij dhe ia dha Valentinës. Vetëm nëse jeni prind, dini si të pushoni një fëmijë që të mos qajë më”.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit