Zjarret në Greqi/ Mediat vendase: Flakët po na vijnë nga Shqipëria

Zjarret në Greqi/ Mediat vendase: Flakët po…

Situata e zjarreve në shqipëri ka alarmuar edhe mediat greke. FGazeta Protothema shkruan se zjarret nga Shqipëria po vijnë në shtetin grek.

Protothema shkruan se zjarri, në zonën e Shqipërisë hyri në territorin grek, në zonën e Limeri Filiates, dje pasdite. Zjarri po digjet në një zonë të pyllëzuar dhe të paarritshme, pa kërcënuar vendbanimet për momentin.

Shtatë automjete të Shërbimit Zjarrfikës, janë vendosur në pikat kryesore. Në të njëjtën kohë, makinat dhe buldozerët janë zhvendosur nga Mbrojtja Civile, ndërsa është kërkuar ndihma e mjeteve ajrore.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit