Zjarret në Kili, 99 persona kanë humbur

Zjarret në Kili, 99 persona kanë humbur

99 persona kanë humbur jetën dhe 1.600 të tjerë kanë mbetur të pastrehë nga zjarret pyjore në rajonin qendror Valparaiso të Kilit. Zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet. Nga viktimat 32 persona janë identifikuar deri më tani.

Sipas Alvaro Hormazabal, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Parandalimit dhe Reagimit ndaj Fatkeqësive, në të gjithë vendin ka 161 zjarre aktive. Banorët në qytetin turistik bregdetar të Vina Del Mar, rreth 74 milje (120 km) në perëndim të Santiagos, folën për ngjarjen.

Presidenti Gabriel Boric paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të përkeqësohet pasi zjarret e mëdha janë ende aktive në Valparaiso, ku zjarrfikësit po përpiqen të arrijnë në zonat me popullsi të dendur që janë përfshirë nga flakët masive.

Zjarret në pyjet e Kilit shpërthyen pasi temperatura rekorde goditën vendin e Amerikës së Jugut për shkak të fenomenit El Nino. Kopshti botanik i themeluar në vitin 1931 është shkatërruar pothuajse plotësisht nga flakët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit