Zjarret në Kili: Të paktën 112 të vdekur

Zjarret në Kili: Të paktën 112 të…

Situata e zjarreve në pyjet e Kilit është përkeqësuar, teksa numri i viktimave është rritur. Në provincën turistike bregdetare të Valparaiso në Kilin qendror kanë vrarë të paktën 112 njerëz dhe numri rrezikohet të rritet sot pasi zjarrfikësit vazhdojnë një betejë të ashpër për të kontrolluar flakët.

Rrethe të tëra të shkatërruara, makina të djegura, gati 260 mijë hektarë rrënoja… Rreth 1400 zjarrfikës së bashku me 1300 ushtarakë dhe vullnetarë vijojnë sot, për të katërtën ditë radhazi, luftën për frenimin e dhjetëra zjarreve në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.

“Duhet të themi se, bazuar në informacionin që kemi marrë nga shërbimi mjeko-ligjor, janë 112 të vdekur (dhe) 32 trupa janë identifikuar”, tha Manuel Monsalve, një zëdhënës i ministrisë së brendshme të vendit të Amerikës Latine, gjatë një konference për shtyp.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit