Zjarret në Kukës/ Flakët po përhapen në drejtim të fshatrave, vatra aktive në Qafën e Kumbullës dhe Majën e Rrunës

Zjarret në Kukës/ Flakët po përhapen në…

Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes ben te ditur situaten aktuale te zjarrit në Majen e Rrunës Njesia Administrative Malzi Bashkia Kukës.
Zjarri në vendin e quajtur Laku i Thive është aktiv dhe po ashtu edhe në drejtimin sipër Tunelit Kalimashit me gjithë punën e bërë nuk është bërë e mundur izolimi dhe futja nën kontroll e këtij drejtimi.

Drejtimi i zjarrit ì Qafës së Kumbullë po shkon në drejtimin e fshatit Trull Njesia Administrative Surroj, ndërsa zjarri i Majës se Rrunës (laku I Thive) po shkon në drejtim të fshatit Shemri Njesia Administrative Malzi bashkia Kukës.

Për sot janë angazhuar:
12 forca zjarrfikëse
5 punonjës të pyjores
20 forca nga komuniteti.
18 forca ushtarake të DMR-së Kukës dhe një mjet zjarrfikse si dhe forca te emergjences civile te Bashkise Kukes dhe Sherbimit Zjarrefikes te kesaj bashkie.
Pritet edhe ardhja e helikopterit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit