Zjarret në pyje 'ndezin' edhe Presidentin Meta: Po ndjek me shqetësim situatën, të eliminohet rreziku për qytetarët

Zjarret në pyje ‘ndezin’ edhe Presidentin Meta:…

Zjarret e gushtit që po përvëlojnë pyjet në mbarë venditn, kanë rritur temperaturat edhe në Presidencë.

Kjo gjë ka bërë që sot të reagojë i pari Kreu i shtetit, Ilir Meta, duke kërkuar nga autoritetet që të vihen në lëvizje.

Por duket se qeveria ka ikur me pushime, dhe ja ka lënë në dorë fatit të merret me natyrën shqiptare dhe me jetët e njerëzve.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, reagoi pas situatës së krijuar, duke bërë thirrje për shpëtimin në radhë të parë të jetëve të njerëzve.

Në një njoftim të Presidencës thuhet se: “Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale, të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.

Presidenti Meta, nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta, tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit