Zjarret në Vlorë/ Kreu i Emergjencave Civile: Po operohet me 3 helikopterë edhe pse terreni është shumë i vështirë

Zjarret në Vlorë/ Kreu i Emergjencave Civile:…

Vatrat e zjarrit vijojnë prej ditësh në Vlorë duke djegur një pjesë e të mirë të pyjeve dhe kullotave të në afërsi të Dukatit dhe Karaburunit. Në një pronocim për Fax News Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha se në Dukat janë vendosur me forcat e armatosura dhe po punohet intensivisht për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të vatrave të zjarrit.

I pyetur nga gazetarja e Fax News se a janë vënë në dispozicion 3 helikopterë ashtu siç kishte njoftuar Ministri i Mbrojtjes, Çako tha se po operohet me 3 helikopterë dhe terreni është i vështirë për ndërhyrje. Z. Çako informoi se aktualisht në vend janë 3 vatra zjarri efektive. Ai kërkoi nga policia të vendosen para përgjegjësisë personat, një pjesë e të cilëve janë identifikuar si autorë të zjarrvënieve

Jemi te vendosur këtu ne Dukat me forcat e armatosura dhe po punojmë intensivisht në mënyrë që zjarri mos të përhapet dhe aktualisht nuk asnje rrezik për qytetarët.
Ka pasur vatra zjarri edhe në bashki të tjera por zonat më problematike është në Karaburun megjithatë ne do të bëjm cmos që vatrat e zjarrit të mos shtohen.
Operacioni me 3 helikopterë sic u njoftua po operohet në zonat e prekura dhe do shohim rerzultatet edhe pse ndikojnë shumë faktorët natyrorë”
– u shpreh Çako.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit