Zjarrfikësit dorëzohen, thirret ushtria në ndihmë në magazinën në flakë

Zjarrfikësit dorëzohen, thirret ushtria në ndihmë në…

Vazhdon të jetë e rënduar situata në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, ku që prej pasdites të djeshme është përfshirë nga flakët dhe tymi.

Pavarësisht punës së zjarrfikësve, këta të fundit nuk kanë mundur të vendosin situatën në kontroll. Për këtë qëllim në orët e pasdites së sotme janë thirrur në ndihmë edhe ushtria, që ka ofruar ndihmën e saj duke dërguar dy grupe të specializuara për ndërhyrjet në rastet e zjarrit.

Ushtrisë i është kërkuar ndihmë nga forcat zjarrfikëse dhe i janë bashkuar kërkimit dhe vënies në kontroll të situatës.

Ndërkohë që mbetet ende i paqartë fati i shefit të rojeve të sigurisë në këtë objekt, shtetasit Arjan Sela, që në momentin e rënies së zjarrit u fut në brendësi të objektit për të mos dalë më nga aty. Ndërsa nuk dihet nëse ka edhe persona të tjerë të mbetur të bllokuar në objekt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit