Zjarri i djeg 328 bagëti fermerit në Barbullojë: Të na ndihmojë shteti, falimentuam

Zjarri i djeg 328 bagëti fermerit në…

Një zjarr i fuqishëm përfshi mbrëmjen e djeshme një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë të Lezhës, duke shkaktuar dëme të mëdha. Flakët kanë shkrumbuar plotësisht pronën e fermerit Gjin Toma, duke i marrë jetën 319 bagëtive të imëta, kryesisht dele dhe qingja, si dhe 9 gjedhëve.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Megjithatë, autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e sakta dhe faktorët që mund të kenë ndikuar në përhapjen e flakëve.

Fermeri Toma shprehet se dëmi ekonomik llogaritet nga 90 deri në 100 milionë lekë të vjetra dhe bën apel për ndihmë nga autoritetet vendore.

“Në orën 5 të pasdites dje ka rënë zjarri këtu në fermë nga shkëndija e korrentit. Dyshoj te korrenti edhe për shkak të amortizimit. Më ka djeg 270 dele, vetëm një shpëtoi dhe 40 qingja. Gjithashtu dy lopë dhe 7 viça. Dëmi shumë i madh është por s’kemi ç’ti bëjmë. Kam 12 vjet që merrem me këtë, ne NIPT e me dokumente. Po na ndihmoi shteti do i bëjmë përsëri, po nuk ndihmoi do t’i heqim edhe këto që kemi”, thotë fermeri.

Zjarri i përmasave të mëdha kërkoi fillimisht ndërhyejen e dy mjeteve zjarrfikëse nga Lezha, por për për shkak të përmasave në ndihmë të zjarrfikësve që ishin në vendin e ngjarjes, shkuan edhe kolegët e tyre nga Kurbini, Mirdita dhe Vau i Dejës. Dëmet e zjarrit ishin të mëdha për fermerin.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit