Zjarri në anijen e peshkimit që rrezikoi tre jetë/ Ambasada italiane në Tiranë: Faleminderit Guardia di Finanza

Zjarri në anijen e peshkimit që rrezikoi…

Ambasada Italiane në Tiranë ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në brigjet e detit Adriatik në Durrës, ku ka marrë flakë një anije peshkimi.

Fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e Guardia di Finanza-s, bëri të mundur shpëtimin e 3 peshkatarëve në bordin e anije.

Ambasada italiane falenderon Guardia di Finanza-n për operacionin dhe për mbështetjen që i ka dhënë kurdoherë autoriteteve shqiptare.

“Aksion i pabesueshëm shpëtimi i zhvilluar nga GDF në Durrës: një anije peshkimi e cila kishte marrë flakë dhe tre peshkatarë në të të shpëtuar pak më parë falë një operacioni shpëtimi në det. Faleminderit GDF për praninë e vazhdueshme dhe veprimin e menjëhershëm në mbështetje të autoriteteve dhe shtetasve shqiptarë”, thuhet në reagim. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit