Zjarri në Berat, nxirret një viktimë

Zjarri në Berat, nxirret një viktimë

Forcat zjarrfikëse kanë mundur të futen në shtëpinë e djegur në Berat duke nxjerrë trupin e pajetë të Jovan Vangjelit, i cili vdiq pas zjarrit të rënë pak pas mesnatës së djeshme në Berat.

Në fotot e siguruara nga ‘Gazeta Shqip’ shihet momenti kur nxirret trupi i 61-vjeçarit, ndërsa vijon puna për gjetjen e dy trupave të tjerë, që dyshohet se kanë qenë në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit.

Të afërmit e tyre thonë se ndoshta edhe 2 persona të tjerë kanë humbur jetën, një prej tyre dyshohet të jetë djali i viktimës Mateo Vangjeli.

Zjarri në Berat, nxirret një trup i pajetë (Foto)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit