
Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme në zonën e Daullasit në Fier, duke shkaktuar shqetësim te banorët, por ndryshe nga raportimet fillestare, flakët nuk kanë përfshirë një vendgrumbullim mbetjesh, po një sipërfaqe toke të pashfrytëzuar.
Autoritet po hetojnë shkaqet e zjarrit ndërsa vatra është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. bëhet e ditur se si pasojë e flakëve janë djegur edhe disa goma çka ka alarmuar banorët pasi pranë kësaj zone ndodhen varrezat e fshatit.
Cili mund të jetë qëllimi i këtij zjarri në një tokë të pashfrytëzuar? Kush fshihet pas kësaj masakre mjedisore?