Zjarri në fasoneri që mbuloi zonën e Skraparit/ Zbardhen detajet

Zjarri në fasoneri që mbuloi zonën e…

Zjarri masiv që përfshiu një fasoneri këpucësh dhe çantash në Skrapar dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndi elektrike në një prej makinerive.

Në fabrikën “Alba Shoes” ndodheshin vetëm drejtuesit, të cilët po mbyllnin punën në momentin e rënies së zjarrit.

Punonjëset ishin larguar në orën 17.00, atëherë kur mbyllnin edhe turnin.

Materiali në sasi të madhe që ndodhej në fabrikë ka ndihmuar flakët të përhapeshin me shpejtësi, duke shkrumbuar godinën.

Në afërsi të kësaj fasonerie ndodheshin edhe 2-3 banesa.

Ndonëse zjarrëfikësit kanë pasur edhe lumin e zonës pranë fabrikës, flakët e kanë dëmtuar tërësisht fasonerinë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, pasi burimet bëjnë me dije se brenda nuk ka pasur asnjë punonjës. 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit