Zjarri në Fier/ E moshuara shpërthen në lot: Na u dogjën bagëti e shpendë, nuk na ka ngelur asgjë

Zjarri në Fier/ E moshuara shpërthen në…

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët në Vajkan të Fierit.

Mendohet se një numër bagëtish janë djegur të gjalla, por deri më tani, asgjë nuk është gjetur, pasi vatra e zjarrit është ende aktive.

Pasojat e flakëve kanë prekur një familje.

Gruaja, tregon mes lotësh dëmet e mëdha që i janë shkaktuar. Të mbjellat me misër, grurë e disa bagëti janë djegur, ndërsa shton, se zjarri ka ardhur nga autostrada drejt e pranë shtëpisë së tyre.

“Janë djegur disa pula deti, misra e grurë. Nga dy lopë vetëm njëra është. Ca qenë. S’kam ç’të them u dogjën.

Zjarri erdhi nga autostrada, morëm zorrën e ujit, s’e ndaluan dot. Morën zjarrfikëset. Janë djegur shumë, disa misra, bari për bagëtitë, gruri, u dogjën, ç’të bëjmë. E kishim grurin në hambar, edhe misrin”, thotë gruaja.

Raportohet se në operacion janë përfshirë forca zjarrfikëse nga Lushnja dhe Fieri, ku po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit