Zjarri në hyrje të Syrit të Kaltër, digjen katër kioska

Zjarri në hyrje të Syrit të Kaltër,…

Një zjarr ka rënë pak pas mesnatës në hyrje të Syrit të Kaltër, në territorin e bashkisë Finiq. Flakët kanë përfshirë katër kioska tregtimi në pronësi private, të cilat ndodheshin në hyrje të zonës turistike, duke shkaktuar dëme materiale.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje mbërritën tre mjete zjarrfikëse, dy automjete policie dhe forca policore. Për rreth dy orë, ekipet zjarrfikëse kanë luftuar me flakët, duke arritur ta shuajnë plotësisht zjarrin rreth orës 02:00.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkakun e saktë të zjarrit, ndërsa vijojnë hetimet për dëmet e shkaktuara.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit