Zjarri në Kashar/ Qytetarët: Një punëtor, 17-vjeç ka mbetur brenda në magazinë

Zjarri në Kashar/ Qytetarët: Një punëtor, 17-vjeç…

Detaje të reja janë zbardhur nga zjarri i rënë që prej ditës së djeshme në një magazinë në “Casa Italia”, ku fatkeqësisht njëri nga rojet ka mbetur brenda dhe nuk po gjendet akoma. Sipas qytetarëve që janë mbledhur pranë vendit të ngjarjes dhe po presin lajme nga 30-vjeçari Arjan Sala i cili rezulton i humbur që prej orës 3 të ditës së djeshme, brenda në magazinë ndodhet edhe një 17-vjeçar. Sipas tyre edhe Egzon Cena vetëm 17-vjeç punonte aty, por ende nuk kanë asnjë komunikim me të që nga dita e djeshme. Miqtë e tij thonë se Cena ka punuar ngarkim shkarkim në kompaninë private që dje ka sjellë furnizimet e reja. Ndërsa vetëm para dy ditësh depot ishin mbushur me 40 ton rroba.

Egzon Cena17 vjec miku im ka pas punuar ketu nuk kemi komunikim qe nga dita e djeshme po kerkon te flase me menazherin apo policet. Ka pas punuar ngarkim shkarkim ne kompani private. Por nuk ka qene i regjistruar pasi ka qene nen moshe. Është nga Kukësi

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit