Një zjarr i përmasave të mëdha po përparon me shpejtësi në zonën e Lurës, duke rrezikuar disa banesa dhe sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.
Situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, ndërsa flakët kërcënojnë të përhapen drejt Kurorës së Lurës, një prej zonave me vlera të rëndësishme natyrore.
Përmes redaksisë së JOQ Albania kanë mbërritur thirrje të shumta nga qytetarët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet, përfshirë përdorimin e mjeteve ajrore për vënien nën kontroll të flakëve.
“ Një zjarr i madh po djeg me shpejtësi të madhe dhe po rrezikohen shumë shtëpi të kësaj zone .Shteti duhet sa me shpejt te nis nderhyrjen nga ajri, urgjent”, shkruan një prej qytetarëve.
Banorët kërkojnë që ndërhyrja të nisë sa më parë, pasi çdo vonesë mund të favorizojë përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe të rëndojë situatën.