Zjarri në magazinën në Kashar/ Pas më shumë se 24 orësh nisin kërkimet me aparate ventilimi

Zjarri në magazinën në Kashar/ Pas më…

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga zjarri që përfshiu magazinën e një qendre tregtare në Tiranë dhe ende nuk ka asnjë lajm në lidhje me rojen që mbeti i bllokuar brenda. Por, siç duket shteti ynë është “zgjuar” tashmë dhe punonjësit e ushtrisë dhe ata zjarrfikës po hapin dhomat me aparate të mëdha ventilimi, duke kërkuar trupin e 33-vjeçarit.

Sipas Balkan web zjarri ka përfshirë të gjithë katin nëntokësor që ka shërbyer si magazinë për të gjitha produktet që tregtoheshin në gjashtë katet e qendrës tregtare. Kujtojmë se 33-vjeçari i cili ka mbetur mes flakëve ka qenë i pari që ka rendur për të evakuuar të gjithë punonjësit që ndodheshin në magazinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit