Zjarri përfshiu banesën e tyre, ndërron jetë çifti i të moshuarve

Zjarri përfshiu banesën e tyre, ndërron jetë…

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në fshatin Hllomo, Bashkia Dropull, aty ku ka humbur jeten nje çift te moshuarish. Bëhet me dije se kanë humbur jetën Hirakli dhe Fotini Panajoti.

Njoftimi 

Më datë 16.11.2021, rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P.

Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit