Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, në zonën e Urës së Kardhiqit. Flakët janë konstatuar rreth orës 21:35, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të ndërhyrë.
Me mbërritjen në zonë, zjarrfikësit kanë konstatuar një vatër zjarri me përmasa të konsiderueshme. Flakët janë përhapur në barishte, shkurre dhe kallamishte, duke favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit në terren.
Situata është bërë shqetësuese pasi flakët janë afruar drejt disa banesave dhe magazinave, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar. Forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar shkaku i rënies së zjarrit.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2023265394989988%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>