Zjarri te urgjenca e re e QSUT, procedim penal për 'Shkatërrimi i pronës me zjarr'

Zjarri te urgjenca e re e QSUT,…

Mëngjesin e 11 shkurtit, urgjenca e re e QSUT-së u përfshi nga flakët. Në fillim u bë e ditur se shkak për flakët u bë një defekt në bateritë e serverëve, të cilët ndodheshin në katin -1.

Kur kanë kaluar 1 muaj nga ngjarja, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për zjarrin në Urgjencën e QSUT që kishte 1 vit që ishte inauguruar.

Prokuroria ka urdhëruar administrimin e të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Kujtojmë se zjarri nuk la pas të lënduar apo viktima, por pacientët u transportuan me ambulanca pranë spitalit të Sanatoriumit në Sauk.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit