Pavarësisht krizës së madhe financiare që ka sjell Covid-19, Paul Pogba mbetet emri më i rëndësishëm në tavolinë e Paratici, dëshira më e madhe e trajnerit Sarri për sezonin e ri. Drejtuesit e Juventusit janë të vetëdijshëm se nuk mund të plotësojnë dot kërkesën e Man.United, 70 milion euro kesh për të lënë të lirë francezin, e vetmja rrugë për të rikthyer Pogba në Torino është të joshin “djajtë e kuq” me disa lojtarë, në mënyrë që të zbusin kostot e këtij transferimi.
Emri i parë në listë, i cili pritet të sakrifikohet është Douglas Costa. Sulmuesi brazilian pëlqehet shumë jo vetëm nga Man.United por edhe nga Man.City e PSG. Costa mund të përfshihet në negociata për të arritur tek Pogba ose të shitet tek dy klubet e tjera për të krijuar një buxhet të rëndësishëm.