Një javë ka kaluar që nga publikimi në JOQ Albania i rastit të Saxhide Dishës, 66-vjeçares që u zhduk në zonën e Rrogozhinës, por ende nuk ka asnjë lajm për vendndodhjen e saj.
Familjarët, të shqetësuar për fatin e saj, i janë drejtuar sërish redaksisë së JOQ Albania me një apel për ndihmë. Ata kërkojnë që kushdo që mund të ketë parë 66-vjeçaren apo të ketë ndonjë informacion mbi lëvizjet e saj, të ndihmojë në gjetjen e saj.
Sipas familjarëve, Saxhide Disha është parë për herë të fundit të shtunën e kaluar, rreth orës 11:00 të paradites, në fshatin Lekaj. Ata bëjnë me dije se 66-vjeçarja kishte dalë nga banesa për të tërhequr pensionin, por për shkak se ishte ditë e shtunë, nuk ka mundur ta marrë atë.
Pamjet e publikuara janë ndër momentet e fundit kur ajo është parë, pak para se familjarët të humbnin kontaktet me të.
Pas një jave pa asnjë gjurmë, familjarët apelojnë për ndihmën e qytetarëve. Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e 66-vjeçares.
Kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e Saxhide Dishës, mund të kontaktojë në numrin 0689010002.