Zoran Zaev: Greqia do i ofrojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vaksínën e Covid-19

Zoran Zaev: Greqia do i ofrojë Shqipërisë…

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka zbùluar se homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis ka qenë i gatshëm për të ofruar vaksínën e COVID-19 tek Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në fund të këtij viti, Greqia nëpërmjet BE do të marrë vaksínën ndàj COVID-19 e krijuar nga Universiteti i Oksfordit, por pròdhuar nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca. Por tashmë BE ka dhënë mundësinë që vendet partnere, jo në BE mund ta përfítojnë në rast se u jepet si donacion nga vendet e BE, u shitet prej tyre, ose ua jep vetë OBSH.

Në këtë rast, Zaev thotë se Greqia do ua japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, teksa kujtojmë se kjo e fundit e ka siguruar edhe nga Polonia një gàranci.

“Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u tregua i gatshëm që Greqi, si vend anëtar i BE të ofrojë vaksínën kùndër covid-19 Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, pasi vaksína do arrijë fillimisht në vendet anëtare e më pas tek kandidatët për integrim. Për mua, kjo deklaratë është një provë e miqësisë së mirë”. – tha Zaev.Nuk mund të quhet dashuri me shikim të parë, por…”, ç'ndodhi në takimin  Mitsotakis-Zaev

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit