‘Zorro’ e ul maskën poshtë syve... infektohet me koronavirus

‘Zorro’ e ul maskën poshtë syve… infektohet…

Aktori i njohur, Antonio Banderas është prekur nga COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori, i cili tregon se përvjetorin e tij të ditëlindjes është i detyruar ta festojë në karantinë.

“Komunikoj që sot në këtë 10 gusht jam i detyruar të festoj ditëlindjen time të 60-të në karantinë, pasi kam dalë pozitiv nga koronavirusi”, shprehet në një postim në rrjetet sociale Banderas, i njohur gjerësisht me rolin e Zorros.

Ai thekson se është në gjendje të mirë shëndetësore, teksa shton se simptoma e vetme që ka është lodhja e tepërt.

“Do të përfitoj nga ky izolim për të lexuar, për të shkruar për të pushuar dhe për të vazhduar projektet e nisura duke i dhënë kuptim 60 viteve të sapombushura”,- shtoi ai.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit