Zotëronte automatik dhe 43 fishekë luftarakë, arrstohet 37 vjeçari

Zotëronte automatik dhe 43 fishekë luftarakë, arrstohet…

Berat

Goditet brenda javës, rasti i dytë i armëmbajtjes pa leje në qarkun e Beratit. Vijojn kontrollet nga Policia për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që posedonte armë zjarri. Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Kleandro Korçari, 37 vjeç, banues në Uznovë, Berat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Kleandro Korçari, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit