‘Zoti i qiejve’/ Vila e trafikantit më të madh shitet për të luftuar virusin

‘Zoti i qiejve’/ Vila e trafikantit më…

Qeveria meksikane shiti në ankand vilën e trafikantit Amando Carrillo Fuentes, i cilësuar dikur si trafikanti më i madh i drogës në botë.

Sipas BBC, vila u shit për më shumë se 2 milionë dollarë dhe të ardhurat do të shkojnë për shërbimin shëndetësor publik në betejën kundër koronavirusit.

Carrillo Fuentes, i njohur edhe si Zoti i Qiejve, vdiq në vitin 1997 pasi një operacion plastik nuk shkoi siç duhet. Ai e fitoi këtë pseudonim pasi trafikonte sasi të mëdha droge me flotën e tij private të avionëve.

I lindur në Sinaloa, ai u bë një prej trafikantëve më të mëdhenj në planet. Ai e nisi duke shitur hashash dhe më pas nisi të trafikonte kokainë me avionë. Pasuria e tij mendohej se shkonte deri në 25 miliardë dollarë.

Ai vdiq në moshën 40-vjeçare pasi bëri një operacion plastik që të mos njihej. Por operacioni, që përfshinte edhe heqje dhjamërash, nuk shkoi mirë. 3 mjekë u vranë si hakmarrje për vdekjen e tij.

Policia publikoi një foto të trafikantit me fytyrën e shformuar, por kjo nuk i zbehu zërat se ai mund të jetë gjallë. Përveç shtëpisë, në ankand ishin edhe 70 makina, pesë avionë, bizhuteri, etj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit