Zv.Drejtori i gjimnazit abuzoi seksualisht me të miturën, nxënësit nisin protestën

Zv.Drejtori i gjimnazit abuzoi seksualisht me të…

Zëvendësdrejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë është denoncuar se ka abuzuar seksualisht me nxënësen e këtij institucioni shkollor, teksa sot nxënësit e këtij gjimnazi kanë nisur protestën. Gjatë ditës së sotme, ambientet e gjimnazit janë mbushur me pankarta kundër ngacmimeve seksuale, teksa kanë kërkuar të merren masa për rastin në fjalë.

Ndërkohë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka deklaruar për Express se rasti dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor, në ambientet e gjimnazit, ndërsa rasti është denoncuar nga babai i nxënëses.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj

Në stacionin policor Malishevë me datë 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast të Sulmit Seksual që kishte ndodhur ndaj vajzës së tij te mitur. Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur me date 16.12.2021 në ambientet e Gjimnazit “Hamdi Berisha” ne Malisheve, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle”, ka deklaruar për Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës. Ngacmimi seksual dyshohet te jete bere nga ana e personitI cili ne kete shkolle mban pozitën e zevendes drejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur ne njeren prej banjove te kesaj shkolle kur viktima ishte brenda ne tualet dhe aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën.

Video Klan Kosova

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit