
Zv.ministri i Ekonomisë Besart Kadia, le të themi që është treguar i sinqertë dhe është koshient kur thotë që te fitorja e Benet Becit në Shkodër mund të ketë ndikuar edhe Luiz Ejlli.
Teksa bën këtë deklaratë ai pohon se e kishte takuar Luizin në ambientet e Top Channel dhe i kishte thënë se Beci ka fituar prej tij.
Pjesë nga diskutimi me Grida Dumën:
Besart Kadia: Takova Luizin poshtë dhe i thashë që prej teje fitoi.
Grida Duma: Këtë e krijove apo ka ndodhur?
Besart Kadia: Jo, kam dhe foto po deshe.
Grida Duma: Edhe ti je një fans.
Besart Kadia: Po patjetër, dua mbështetjen e tij.
Grida Duma: Sa mirë, një zv.ministër fans!
Besart Kadia: Dua mbështetjen e tij për të fituar (qesh).
Ergys Mertiri: Ai ishte fans i Berishës.
Besart Kadia: Ore fans ka qenë edhe Grida edhe unë ndoshta.
Grida Duma: Jo, ne nuk kemi qenë fans, ne jemi kontributorë. Sot që ti je fansi i një show bizi është jam, por ne jemi kontributorë të djathtës etj, etj.