Zv/rektori i Universitetit të Korçës kundërshton vendimin: Hap dyert për studentët e pavaksinuar!

Zv/rektori i Universitetit të Korçës kundërshton vendimin:…

Ndonëse në vend kanë nisur përplasjet në Universitete pasi studentët e pavaksinuar nuk lejohen të futen në auditore, në universitetin e Korçës, ka ndodhur e kundërta.

Mësohet se studentët e universitetit në Korçë kanë hyrë të gjithë në mësim, si të vaksinuar ashtu edhe të pavaksinuarit.

Përmes mediave, zv rektori i Universitet Fan Noli në Korçë, Artur Adili tha se studentët do të pranohen të gjithë, teksa do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit.

Zv/rektori tha:

Në lidhje me studentët e pavaksinuar janë ngritur dy pika vaksinimi. Pjesa më e madhe sipas informacioneve janë të vaksinuar. Studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë por në vazhdim do të duhet ta bëjnë. Kjo vjen për shkak të autonomisë së universitetit. Studentët e vaksinuar dhe të pavaksinuar do të futen me maska dhe doreza, nuk mund t’i privojmë nga shkolla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit