Zv.sekretarja e Përgjithshme e Ramës bënte edhe punën si avokate private në Strasburg kundër Shqipërisë

Zv.sekretarja e Përgjithshme e Ramës bënte edhe…

Ndërsa kryeministri Edi Rama del dhe na thotë se do të dalim nga Gjykata e Strasburgut për shkak të vendimeve të padrejta ndaj Shqipërisë,  vartësja e tij është një prej atyre që marrin pjesë në këto vendime.

Mësohet se,  Zv.sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave Elira Kokona, ka ushtruar aktivitetin e saj privat si avokate edhe pse që nga viti 2013 është emëruar në detyra të larta të administratës publike.

Ndërkohë, një vit më pas  ajo është emëruar sekretare e përgjithshme e ministrisë së Kulturës. Konkretisht, sipas vendimit të 24 qershorit 2014, rreth 9 muaj pasi Elira Kokona ishte emëruar si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë Kulturës rezulton se ka qenë avokate e zonjës Selvi Beçaj kundër Shqipërisë. Pavarsisht kësaj, Kokona ka vazhduar paralelisht punën si avokate dhe në vendimin e gjykatës së Strasburgut nuk rezulton e zëvendësuar apo e larguar.

Në një dokument të shqyrtuar nga gjykatat e Strasburgut të PRIMA SH.P.K. dhe Artan KOZMAI kundër Shqipërisë, i cili ka datën 6 janar 2015, Elira Kokona edhe pse ishte në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës rezulton se është avokate e palës ankimuese. Pra ka punuar kundër Shqipërisë

Në vendimin nr. 52 të 2 dhjetorit 2013, Elira Kokona ka qenë përfaqësuese e zotit Bujar Dede, në asnjë rresht të vendimit nuk përmendet largimi i përfaqësimit nga Elira Kokona. Pra çorba thuret brenda mureve të Kryeministrisë, ndërsa taksapaguesve shqiptarë iu mbetet vetëm të paguajnë gjobat e qeverisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit