Zvërneci pa pushues, në plazhin e familjarëve s’ka nisur përgatitjet për sezonin

Zvërneci pa pushues, në plazhin e familjarëve…

Zvërneci është një prej plazheve më të frekuentuara në Vlorë. Por për shkak të masave të pandemisë. Operatorët turistikë dhe bizneset atje ende nuk i kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik për të cilin mbeten të pasigurtë!

Në kohë normale duhet të ishte plot me pushues. Por për shkak të pandemisë, plazhi i Zvërnecit është bosh.

Rreth 15 km vijë bregdetare mbetet e pashfrytëzuar. Pamja e bregdetit të papastruar tregon paqartësinë e bizneseve për këtë sezon.

Ideja e plazhit popullor, ku zhezlone do vendosin vetëm hotelet nuk është mirëpritur.

Thonë se për shkak edhe të kufizimeve të tjera për shkak të pandemisë, rrezikojnë falimentin

“Karantina na la prapa, ngelëm në shtëpi. T’i vendosim me një largësi prej 4-5 metrash nga njëri-tjetri dhe nuk ka problem”.

Pritshmëritë për sezonin janë të ulta. Thonë se interesim për pushimet ka, por prenotime jo

“Më marrin nga Maqedonia dhe më thonë se çfarë do bëhet. Nuk e dimë akoma”.

Vlora ka hapur sezonin turistik, por turistët mungojnë në të gjithë vijën bregdetare.

Operatorët turistikë dhe bizneset ankohen për vështirësi të shumta, ndërsa pritshmëritë janë për një sezon të dobët, ndaj po luajnë edhe kartën e turizmit patriotik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit