Zvicra i merr të rinjtë Shqipërisë, kërkohen për punësim

Zvicra i merr të rinjtë Shqipërisë, kërkohen…

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj së bashku me Ambasadoren zvicerane Ruth Huber nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e fazës së tretë të projektit RisiAlbania – për një treg pune funksional për rininë.

Marrëveshja formalizon dhe lehtëson bashkëpunimin midis disa institucioneve dhe autoriteteve të Shqipërisë ku rolin qendror e ka Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për të përmirësuar këshillimin dhe mirëinformimin e të rinjve mbi karrierën, rritjen e aftësive që kërkon tregu, si dhe mbështetje që bizneset të mund të jenë më konkurrues dhe të qëndrueshëm. Projekti është në fazën e tretë dhe të fundit dhe granti nga qeveria e Zvicrës është 6.9 milion Euro.

Largimi i të rinjve është bërë një situatë shqetësuese në vendin tonë. Pasi prej rreth dy vitesh, mjekët dhe infermierët shqiptarë janë masivisht me sy e veshë nga Gjermania.

Tashmë edhe Zvicra po merr fuqinë punëtore duke bërë kështu që vendi ynë të shpopullohet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit