Zvicra kërkon të drejta për mirëqenien e pulave

Zvicra kërkon të drejta për mirëqenien e…

Zvicra është thuajse i vetmi vend që po kërkon të drejta edhe për mënyrën e jetesës së pulave. Konfederata zvicerane dhe Shoqata Zvicerane për Mbrojtjen e Kafshëve PSA i ka rikujtuar rregullat e mirëmbajtjes së pulave mbi 65 mijë familjeve që i mbajnë pulat privatisht dhe numri i tyre po rritet çdo ditë e më shumë

Duke qenë se pronarët e pulave jogjithmonë i plotësojnë nevojat specifike të shpezëve të tyre, Zyra Federale për Sigurinë Ushqimore dhe Çështjet Veterinare (OSAV) dhe Shoqata Zvicerane për Mbrojtjen e Kafshëve (PSA) thanë se pulat duhet të jetojnë shëndetshëm dhe në ambiente të duhura. 

Ky paralajmërim vjen pasi shumë pronarë nuk i plotësojnë gjithmonë kërkesat e nevojshme për mirëmbajtjen e këtyre shpezëve. Në mënyrë që të plotësohen nevojat specifike të tyre, pronarët duhet të jenë në gjendje të gërvishtin tokën dhe hapësirën e saj në natyrë.

Thuhet se tri deri në gjashtë pula, duhet të qëndrojnë në një sipërfaqe 60 m2. Sipërfaqja e dyshemesë së kafazit të pulave duhet të jetë së paku 2 m2. Ajo duhet të jetë e pajisur me fole për vendosjen e vezëve, si dhe me stacione për të fjetur. Kullota duhet të rrethohet me një gardh për të parandaluar hyrjen e grabitqarëve, si dhelprat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit